Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga këshilltari kryesor i qeverisë së Bangladeshit, Muhammad Yunus. Në këtë letër urimi, Yunus ka shprehur bindjen se lidhja e miqësisë ndërmjet vendeve do të forcohet më tej.
“Bangladeshi dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe të karakterizuara nga respekti dhe mirëkuptimi reciprok, vlerat dhe interesat e përbashkëta. Ne vlerësojmë vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e vazhdueshme të popullit të Kosovës për zhvillim dhe prosperitetit”, thuhet në urim.
Ndër të tjera, sipas kryeministrisë, Yunus në letrën e tij shprehet i bindur se lidhja e ngushtë e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve do të forcohet më tej në fusha të ndryshme. “Duke përfshirë tregtinë, investimet, turizmin, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, e shkëmbimin kulturor”, thotë qeveria.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...