Sot, do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së dy vëllezërve Islamaj në Madanaj të Gjakovës.
Seanca nis nga ora 10:00 dhe mbahet në Gjykatën Themelore në Gjakovë, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq, Prokuroria Themelore në Gjakovë më 19 dhjetor të vitit të kaluar, pati ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Gj.Gj., dhe Z.A. të përfshirë për një vrasje të dyfishtë në Madanaj të Gjakovës, më 25 qershor të vitit 2023.
Në njoftimin e prokurorisë thuhej se ata akuzohen për veprat penale “Vrasja e rëndë në bashkëkryerje”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, po ashtu cekej se “të pandehurit Gj.Gj., dhe Z.A., me dt.25.06.2023, në f.sh.”M…” – K.Gjakovë, duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje privojnë nga jeta tani të ndjerët B.I., dhe H.I., ku në ditën kritike dy të pandehurit takohen me viktimat në rr.”Q…” në f.sh.”M…”, dhe në fjalosje e sipër të pandehurit kanë shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimave, ku si pasojë ndërrojnë jetë viktimat B.I., dhe H.I”, thuhet në njoftim.
Dyshohet se viktimat dhe të akuzuarit kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete dhe se deri te qërimi tragjik i hesapeve dyshohet se çoi një mosmarrëveshje e moçme për një truall, siç e kishte konfirmuar zëdhënësi policor për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...