Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Maldiveve, Mohamed Muizzu, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti Muizzu ka shprehur urimet e tij më të përzemërta për Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës, duke përcjellë përshëndetjet dhe dëshirat e sinqerta të popullit të Maldiveve në këtë ditë të veçantë për vendin tonë.
Ai ka uruar Presidenten Osmani për shëndet dhe lumturi, ndërsa ka shprehur dëshirën e tij për progresin dhe mirëqenien e mëtejshme të qytetarëve të Kosovës./Arbresh.info

Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...