
French President Emmanuel Macron waits for the arrival of European leaders for a meeting on Ukraine and European security at the Elysee Palace in Paris, France, February 17, 2025. REUTERS/Abdul Saboor
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Parisi aktualisht nuk është duke u përgatitur të dërgojë trupa në terren në Ukrainë.
Megjithatë ai theksoi se Franca po shqyrton mundësinë e dërgimit të ekspertëve ushtarakë apo një kontingjent të kufizuara jashtë vijës si shenjë solidariteti, transmeton Telegrafi.
Macron theksoi se “Franca nuk po përgatitet të dërgojë grupe ushtarake në vijë (në Ukrainë)”, transmeton Telegrafi.
“Ndër të gjitha opsionet për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, ekziston mundësia e dërgimit të ekspertëve apo edhe trupave në numër të kufizuar jashtë çdo zone konflikti për të mbështetur ukrainasit dhe për të demonstruar solidaritet”, shtoi ai.
Macron deklaroi gjithashtu se vendi i tij mbështet riarmatimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës, si pjesë e një strategjie afatgjatë të sigurisë.
Ndër masat e tjera, ai përmendi mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke theksuar se kjo çështje po diskutohet në mënyrë aktive me Britaninë e Madhe.
Macron iu referua gjithashtu një “vendimi të mundshëm brenda bisedimeve për të kryer një operacion paqeruajtës të mandatuar nga OKB përgjatë vijës së kontaktit”.
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...