Me 108 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të lehtësojnë procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet e 11 majit.
Në këto ndryshime përfshihet mbulimi i plotë i shpenzimeve postare për votën e diasporës, duke garantuar që emigrantët të mos paguajnë për kthimin e fletëve të votimit në Shqipëri.
Po ashtu, përfshihet edhe afrimi i afateve për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe të dërgohet në kohë jashtë vendit.
Një tjetër ndryshim është që numërimi i votave të diasporës të bëhet nga KQZ me përfshirjen e komisionerëve politikë.
“Demokratët dhe socialistët arritën dakordësinë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndryshimet u miratuan me 108 vota pro, zero abstenime dhe zero kundër. Votave pro të PS dhe PD iu bashkuan edhe deputetët e PL, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili dhe disa prej aleatëve të PD sikundër Agron Duka dhe Dashamir Shehi, të cilët e kishin lajmëruar më herët votën e tyre pro këtyre ndryshimeve. Referuar ndryshimeve të bëra sot, dhe miratimit nen për nen, ndryshimet hyjnë menjëherë në fuqi. Bëhet fjalë për pagesën e plotë të postës vajtje ardhje për shtetasit shqiptarë jashtë Shqipërisë që do të paguhet nga KQZ me një fond të alokuar nga shteti. Palët i dhanë gjithashtu dakordësinë numërimit të votave me komisionerë politikë, të cilat do të numërohen në KQZ. Një tjetër pikë ka të bëjë me afatet që u afruan për t’i dhënë më shumë mundësinë KQZ për të prodhuar dhe shpërndarë fletën e votimit sa i përket votimit të shtetasve shqiptarë përtej kufirit. Nuk pati surpriza dhe sa i përket deklarimit të mëhershëm të PS se votimi i emigrantëve me dokumente të huaja është i pamundur”, raportoi gazetarja Greta Bullari./abcnews.al
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA