Kryetari i Aleancës për Ardmhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Prekaz për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai u shpreh se kur Kosova po shënon ditëlindjen e shtatëmbëdhjetë të shtetësisë, u përkulëm me nderim të thellë në Prekaz, para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes heroike, shkruan Arbresh.info.
“Kjo ditë na kujton përpjekjet për liri të brezave, bashkëluftëtarët e rënë, e na përkujton se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit. Ta mbrojmë e forcojmë këtë liri që u fitua me gjakun e më të mirëve të kombit. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri! Gëzuar dita e Pavarësisë”, tha Haradinaj./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026