Newcastle United i ka vendosur çmimin e kartonit sulmuesit Alexander Isak në rast se nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Isak ka qenë njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë këtë sezon, duke realizuar 19 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat.
Ai luajti një rol tejet të madh në kualifikimin e Newcastle në finale të Carabao Cup, duke shënuar golin e dytë që i dha ‘Laraskave’ avantazhin prej 2-0 para ndeshjes së dytë gjysmëfinale ndaj Arsenalit.
‘Topçinjtë’ janë lidhur me një transferim të mundshëm të Isak për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, me tifozët që e krahasonin stilin e tij të lojës me atë të Thierry Henry.
Barcelona dhe Liverpooli gjithashtu besohet se janë të interesuara për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Real Sociedadit, për të cilin Newcastle shpenzoi një shifër rekord prej 63 milionë eurosh për ta transferuar në vitin 2022.
Sipas një raportimi nga gazeta spanjolle Sport, Newcastle nuk është e gatshme të ndajë rrugët me Isak këtë verë, pavarësisht interesimit që kanë për të klubet evropiane.
Një shifër prej 150 milionë eurosh ishte përmendur më herët, por Sport raporton se Newcastle mund ta konsiderojë shitjen e tij për 100 milionë euro, nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Një shifër e tillë duket të jetë tejet e vogël në krahasim me atë që pritej për njërin prej sulmuesve më ‘vdekjeprurës’ në botë./Telegrafi/
Nwaneri pritet të huazohet tek gjiganti francez
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...