Kurti me gruan bëjnë homazhe në vendin e sulmit në Mynih ku vdiqën dy persona: Jemi me popullin gjerman

21:00 | 16 Shkurt 2025
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me gruan e tij, Ritën kanë vendosur lule tek vendi ku tragjikisht humbën jetën një grua dhe fëmija i saj pas një sulmi në Mynih të Gjermanisë.

Me anë të një postimi në X, Kurti u shpreh se është thellësisht i tronditur nga ky sulm.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarjet tragjike në Mynih, ku një grua dhe fëmija i saj i vogël humbën jetën dhe të tjerët ende po luftojnë me plagët e tyre. Në emër të popullit të Kosovës, unë dhe gruaja ime Rita vizituam sot vendin për të vendosur lule në kujtim të viktimave. Mendimet tona janë me familjet e tyre, popullin gjerman dhe të gjithë të prekurit nga ky akt dhune”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale