Arrestohen dy persona në Leposaviq, dyshohen për vjedhjen e një automjeti

14:46 | 16 Shkurt 2025
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhjen e një automjeti në Leposaviq.

Sipas policisë, të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit, shkruan Arbresh.info.

“Më datën 16.02.2025, rreth orës 03:08, në Stacionin Policor në Leposaviq është raportuar një rast i vjedhjes së një automjeti. Menjëherë pas raportimit, njësitë patrulluese si dhe hetuesit e Stacionit Policor Leposaviq, kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore me qëllim ndriçimin e rastit. Si rezultat është lokalizuar automjeti i vjedhur, ku edhe janë arrestuar dy të dyshuar S.V. 23 vjeçar dhe N.R, 23 vjeçar të cilët ndodheshin në automjet. Personat e arrestuar janë shoqëruar në stacionin policor ku të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të cilësohet si “Vjedhje”, personat e dyshuar pas intervistimit të njëjtit janë liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Automjeti pas përfundimit të procedurave policore i kthehet pronarit./Arbresh.info/

Të ngjashme