Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani mori pjesë në Edicionin e 61-të të Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC 2025), i cili është një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale.
Ministri Hasani zhvilloi një sërë takimesh të frytshme e produktive në këtë konferencë, ku përfshihen shkëmbimet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Al-Safadi; Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Abdullah Al-Yahya; Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Shwarz; Senatoren Amerikane, Elissa Slotkin; Anëtarin e Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Martin; dhe Nënkryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Finlandë, Tytti Tuppurainen.
Përgjatë çdo takimi, Hasani rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në forcimin e partneriteteve, sigurinë rajonale dhe mbështetjen ndaj sovranitetit të Ukrainës.
Sipas Ministrit Hasani, “Multilateralizmi është çelës në adresimin e kërcënimeve hibride dhe ndihmon njëkohësisht në avancimin e agjendës për paqe e siguri të qëndrueshme”.
Gjithashtu, Ministri Hasani ishte i ftuar nderi dhe një nga folësit kryesorë në tryezën e rrumbullakët mbi Taktikat e Zonës Gri në Kontinentin Evropian, të organizuar nga Kryetari i MSC 2025, ish-Ambasadori Christoph Heusgen, me fokus diskutimin mbi sfidat e reja të sigurisë evropiane dhe rajonale. Në këtë tryezë, Ministri Hasani u shpreh se:
“Lufta në Ukrainë, së bashku me rritjen e frekuencës së sulmeve kibernetike dhe hibride, e rrisin nevojën për një përgjigje më të fortë e më të bashkuar Evropiane. Duke vepruar së bashku, ne mund të sigurojmë një të ardhme më të sigurt për Shqipërinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për tërë rajonin Euro-Atlantik”.
Pjesëmarrja e Ministrit Hasani në këtë forum të rëndësishëm nënvizon angazhimin e Shqipërisë për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e paqes dhe stabilitetit global./atsh.al
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin