Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës.
Menaxheri i Rozanës ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e saj se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në Big Brother VIP Albania 4.
Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”.
Ndërsa Rozana ia kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.
Ky publikim ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit e reality show-t, duke rritur edhe më shumë dyshimet rreth marrëdhënies mes motrave Gixhari. Ndërkohë, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ndodhet gazetarja Gerta Gixhari, e cila ka pasur raporte të tensionuara me Rozanën.
Rozana ka këmbëngulur se Gerta nuk ka një raport të mirë me motrën e saj jashtë, duke e akuzuar për mungesë komunikimi me Oltën.
Kjo çështje u bë edhe më e diskutuar pas hyrjes së Oltës në spektaklin e së shtunës në BBVA, ku ajo i bëri një surprizë Gertës, duke shprehur mbështetjen e saj të plotë. /Telegrafi/

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...