Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një tjetër eliminim të bujshëm.
Këtë herë, gara për çmimin e madh u ndërpre për Indrit Muratin, i cili nuk arriti t’i mbijetojë një nominimi të fortë ku në garë për qëndrimin ishin gjithsej tetë banorë.
Gazetari dhe këngëtari, i cili hyri në shtëpi në një fazë të mëvonshme të lojës, u largua pas vendimit të publikut, duke përmbyllur kështu rrugëtimin e tij në reality show.
Pas eliminimit, ai u prit në studio nga Ledion Liço dhe opinionistët, ku ndau mendimet e tij mbi eksperiencën në shtëpinë e BBVA4.
I pyetur nga opinionisti Arbër Hajdari se kë mendon si fitues të këtij edicioni, Indriti dha një përgjigje të sinqertë: “Do të doja ta fitoja Danja, por e fiton Gjesti”.
Ai shpjegoi se duke qenë se hyri më vonë në shtëpi, ishte i vetëdijshëm për simpatinë e madhe që Gjesti ka nga publiku jashtë, dhe për këtë arsye beson se ai është favoriti kryesor për çmimin e madh.
Pavarësisht eliminimit, Indriti u shpreh i kënaqur me rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania 4 dhe falënderoi publikun për mbështetjen.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë