Ahmeti: Notat e presidentes janë problemi më i vogël

15:18 | 23 Janar 2016
M. A.

Pas shumë reagimeve të bëra për publikimin e disa fotografive ku shihen notat e Presidentes Atifete Jahjaga gjatë kohës kur ajo ka qenë nxënëse ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ky është reagimi i plotë i Ahmetit në facebook:

  1. Po te ishin notat shkollore kriter i pozitave në skenën politike sot shumë njerëz nuk do të ishin në këto pozita në krejt institucionet dhe Kosova do të mund të ishte ndryshe
  2. Po të ishin notat shkollore kriter i dijes sot nuk do te kishim kaq shumë të padijshem me tituj e nota të mira.
  3. Është e qartë që në kohën kur Thaçit edhe nga qarqet ndërkombëtare po i bëhet me dije që nuk e ka përkrahjen për president, duhet të sulmohet kandidatja e bashkësisë ndërkombëtare (imazhi) dhe këtë me publikimin e ditarve të gjimnazit.
  4. Besoj që tash shumë njerëz po mendojnë për notat e tyre, por është ironike se si presidentja qe një kohë ka marr anën e atyre që sot e sulmojnë. Dikush mund të thotë se nuk ka pas rrugë tjetër për shkak të miqëve ndërkombëtar.
  5. Këtu qendron edhe problemi i zgjedhjes së saj në atë kohë. Fuqia e saj është derivuar nga faktori ndërkombëtar, e jo nga vullneti dhe kompromisi i të gjithëve. Tani bëhet cak edhe i sulmeve të atyre forcave që e zgjodhen. Pra, nuk ka qenë problem personaliteti i saj por mënyra e zgjedhjes.
  6. Zgjedhja e Thacit do të ishte edhe më e dëmshme. Numrat derivojne nga një marrëveshje jo e ndershme dhe e bazuar në dredhina dhe e përkrahur nga një marrëveshje tjetër e asociacionit. Kandidatura e tij përçan jo vetëm këtë kuvend tashmë te delegjitimuar por përçanë edhe popullin të lodhur nga korrupsioni e krimi.

Notat e presidentes janë problemi më i vogël i demokracisë tonë të brishtë e të thyer. Pakënaqësia po shtohet dita ditës. Fronti opozitar po rritet dita ditës. Zgjidhjet e dëmshme të akshampazareve nuk do të kalojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale