Kriza për punonjës mund të thellohet edhe më shumë këtë vit. Është ky paralajmërim i Bankës së Shqipërisë në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e parë të këtij viti.
“Rritja e ngadaltë e punësimit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, sipas të dhënave administrative, është shoqëruar nga nivele të larta të faktorit “mungesë e forcës së punës” gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, treguesit e vrojtimeve dëshmojnë për pritje më të ulëta të bizneseve për punësimin dhe për papunësi më të lartë nga konsumatorët, gjatë tremujorit të katërt.”
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ndërkohë janë 74 mijë e 730 shqiptarë të regjistruar si të papunë pranë zyrave të punës. Pjesa më e madhe janë me arsim të mesëm, por janë edhe afro 7 mijë të tjerë me arsim të lartë.
“Ne duhet të inkurajojmë të rinjtë të rrinë këtu dhe të futen në tregun e e punës. Në të kundërt na presin shumë ditë të vështira”, shprehet Ergesta Stërmasi.
Nga ana tjetër janë mbi 32 mijë punëkërkues të regjistruar që trajtohen me ndihmë ekonomike, teksa sytë e bizneseve vijojnë të shohin jashtë kufijve për të marrë punonjës.
““Kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Është një eksperiment, rezultat e të cilit janë treguar edhe më herët. Vëmendja jonë duhet të jetë te të rinjtë në vend. Ka edhe shumë kosto për sjelljen e tyre”, shton Ergesta Stërmasi.
Banka e Shqipërisë thotë se gjatë fundit të vitit 2024 rritja e pagave është ngadalësuar, sidomos në sektorët e informacionit dhe komunikacionit, aktivitetet financiare apo në fushën e pasurive të paluajtshme. /A2 CNN
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...