Ish-Presidenti i Kosovës njëherësh kryetari i AKR-së, vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Z. Pacolli nëpërmjet Facebook-ut bënë të dituar se ka udhëtuar drejt Ugandës, me ç’rast është takuar me Presidentin Moseveni në Kampala, për të kërkuar notën verbale për njohjen e Kosovës si shtet nga Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti.
“Në një takim të gjatë dhe miqësor, diskutuam për hapat e mëtutjeshëm në mënyrë që ky shtet të perfeksionojë formalisht njohjen e Kosovës”, shkruan Pacolli në facebook duke thënë së Uganda do ta mbështesë integrimin ndërkombëtarë të Kosovës./Arbresh.info
Ky është postimi i plotë i z. Pacollit në Facebook:
Mbrëmë udhëtova për në Uganda. Arrita në orët e hershme në Kampala, kryeqytetin e Ugandës, dhe menjëherë udhëtova për në vendin e takimit me Presidentin Moseveni, disa qindra km nga Kampalla.
Në një takim të gjatë dhe miqësor, diskutuam për hapat e mëtutejshëm në mënyrë që ky shtet të perfeksionojë formalisht njohjën e Kosovës. Gjegjësisht Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti ta dërgojë notën e premtuar verbale për njohjën e Republikës së Kosovës.
Një është e sigurt, se Uganda do ta mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.
Diskutuam edhe strategjinë për qasje të përbashkët të Ugandës për Angolën, Afrikën e Jugut dhe Etiopinë ku Presidenti Moseveni gëzon respekt të veçantë. Po ashtu, kemi rënë dakord për një takim të ardhshëm pas Zgjedhjeve Presidenciale të muajit shkurt.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...