Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar Përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për Dialogun, Peter Sorensen, gjatë vizitës së saj në Mynih. Po ashtu, Gërvalla u takua me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Bavarisë, Eric Beiswenger.
Gërvalla dhe Sorensen kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe për pritshmëritë lidhur me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Ajo ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një dialogu konstruktiv dhe parimor, që duhet të reflektojë realitetin politik në rajon.
“Bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet thelbësor për të siguruar një qasje të drejtë dhe të qëndrueshme, që forcon stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, ka shkruar Gërvalla në rrjetet sociale.
Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Donika Gërvalla ka takuar edhe Eric Beisenger, Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Bavarisë.
Ata kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Bavarisë.
“Theksova rritjen e jashtëzakonshme ekonomike të Kosovës dhe mundësitë për rritjen e investimeve gjermane në Kosovë, si dhe për shkëmbime në teknologji, inovacion dhe arsim profesional”, ka shkruar ministrja në detyrë.
Haziri: Kur po bëjmë kompromise, po ndëshkohemi në zgjedhje ...
Shkëndija e Tetovës skuadra tjetër shqiptare që kalon në rre...
BE-ja dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksio...
Tre gola në dy ndeshje – Arb Manaj heroi i Dritës
Rikthimi në EQAR, çka përfiton Kosova?
LDK nesër dorëzon në Prokurori Speciale vendimin e Supremes