Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka, ka reaguar për herë të parë pas përmendjes së emrit të saj në një bisedë private për mundësinë e përfshirjes së saj në ndonjë qeveri të mundshme.
Në një postim në Facebook, Caka e mohoi çdo diskutim për ndonjë funksion publik apo politik.
“Nuk kam diskutuar me asnjë person e as parti politike rreth asnjë funksioni publik e politik, si dhe nuk kam asnjë interesim për diskutime të tilla”, deklaroi ajo.
Caka tha se ky është reagimi i saj i parë ndaj “sulmeve, shpifjeve dhe linçimit” që, sipas saj, po karakterizojnë diskursin publik në Kosovë.
“Një bisedë në të cilën është përmendur emri im, pa dijeninë dhe pa miratimin tim, ka mjaftuar për të filluar një fushatë agresive dezinformimi, bazuar në kauza të motivuara politikisht, përfshirë kundër institucioneve të Republikës. Për këtë arsye, e pashë të nevojshëm një sqarim të shkurtër dhe të prerë”, theksoi ajo.
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese u shpreh se ndjehet krenare për shërbimin e saj në mbrojtje të rendit kushtetues dhe vlerave të demokracisë në Republikën e Kosovës.
“Do të vazhdoj të punoj me përkushtim për forcimin e shtetit të së drejtës, duke mbrojtur edhe integritetin e funksionit që kam ushtruar në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi Caka.
Ajo paralajmëroi se të gjitha çështjet tjera do t’i adresojë përmes mekanizmave ligjorë.

SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan