Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli zhvilloi takime që në qendër të tyre kishin temën e përkthimit dhe përhapjes së librit shqip në gjuhë dhe kultura të tjera.
Bardhyli u takua me sekretarin e parë dhe drejtuesin e zyrës së Kulturës dhe Shtypit në Ambasadën Gjermane në Tiranë, Jan Maibom dhe sekretarin e parë dhe përgjegjësin për Kulturën, në Ambasadën Japoneze, në vendin tonë, Kohei Tsuboi.
Takimi nxori në pah vështirësitë e publikimeve nga letërsia origjinale japoneze, si pasojë e mungesës së përkthyesve nga kjo gjuhë.
Sipas QKLL-së Fondacioni Japonez me seli në Romë, mund të jetë një mbështetës i mirë i botimeve shqiptare të letërsisë dhe autorëve japonezë. Ambasada u shpreh e gatshme të organizojë e mbështesë QKLL-në në aktivitete që lidhen me letërsinë, por dhe artin japonez./atsh
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...