Sulmet fizike, të cilat mund të përdoren për të hyrë në iPhone dhe pajisje të tjera të kyçura, janë përdorur kundër individëve të caktuar specifikisht.
Apple ka publikuar përditësimet iOS 18.3.1, iPadOS 18.3.1 dhe iPadOS 17.7.5 për të adresuar një cenueshmeri “zero-day”, e cila u lejonte sulmuesve të hynin në të dhënat e pajisjeve të kyçura.
Përditësimi rregullon sistemin operativ dhe e mbron atë nga sulmet në USB Restricted Mode.
Apple e vendosi në funksion këtë modalitet për herë të parë me versionin iOS 11.4.1 në vitin 2018, për të parandaluar përpjekjet për të anashkaluar fjalëkalimet hyrëse dhe për të shmangur enkriptimin që mbron të dhënat e përdoruesve.
Ky përditësim u publikua më 10 shkurt dhe është i disponueshëm për pajisjet e mëposhtme:
iPhone XS dhe modelet më të reja
iPad Pro 13-inç, iPad Pro 12.9-inç (gjenerata e 3-të e më të reja), iPad Pro 11-inç (gjenerata e 1-rë e më të reja)
iPad Air (gjenerata e 3-të e më të reja)
iPad (gjenerata e 7-të e më të reja)
iPad mini (gjenerata e 5-të e më të reja) /Telegrafi/
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...