Numërimi i votave në Gjakovë, i cili ka filluar mbrëmë, po vazhdon. Pavarësisht disa ndërprerjeve të shkaktuara nga problemet me sistemin, numërimi po vazhdon në 37 qendra votimi me 146 vendvotime.
Në Qendrën Komunale të Numërimit, ka nisur verifikimi dhe numërimi i votave për subjektet politike dhe kandidatët për deputet nga partitë e ndryshme. Komisionerët dhe vëzhguesit janë duke skanuar votat e kandidatëve për deputet.
Sipas zyrtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) të Gjakovës, janë gjithsej 37 qendra të votimit me 146 vendvotime që presin të numërohen, pasi procesi i numërimit ka filluar dje në orët e mbrëmjes. Amir Rexhaj, zyrtar i KKZ-së në Gjakovë, deklaroi se deri tani janë numëruar dhe procesuar 9 vendvotime, por disa herë gjatë ditës ka pasur ndërprerje të numërimit për shkak të problemeve me sistemin.
Për herë të parë, procesi i verifikimit të votave dhe numërimi i votave për kandidatët për deputet po zhvillohet në hapësirat e Qendrës Komunale të Numërimit, në Palestrën e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë./rtk
Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi
Merz: Irani duhet të ndalojë së luajturi me kohën
Bojan Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
Kurti: Kosovës i duhet president konsensual
Konfirmohet data e samitit BE-Ballkani Perëndimor
Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Ja...