Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë ka përplasur një grup njerëzish të enjten në Munih.
Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU) foli me gazetarët për një “sulm të dyshuar”. Shoferi ishte një afgan 24-vjeçar me status azilkërkues.
“Ne reagojmë me maturi për çdo sulm të tillë, por mund t’ju them gjithashtu se vendosmëria jonë po rritet. Ky nuk është rasti i parë dhe kushedi se çfarë do të ndodhë tjetër”, theksoi kryeministri.
Kryetari i bashkisë së Mynihut Dieter Reiter gjithashtu konfirmoi se mes të plagosurve kishte edhe fëmijë. “Jam thellësisht i tronditur,” tha Reiter./Arbresh.info
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City