Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nesër do të mbajë një konferencë për media për të diskutuar situatën e krijuar me mbeturinat në qytet.
Në njoftimin për media, theksohet se gjatë konferencës do të paraqiten hapat dhe masat që do të ndërmerren për të adresuar këtë çështje dhe për të siguruar një zgjidhje afatgjatë.
Konferenca do të zhvillohet nesër në orën 09:00, në Sallën e Konferencave tek objekti i vjetër i Komunës.
“Kryetari i Kryeqytetit së bashku me Drejtorin për Shërbime Publike, Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Drejtorin e Shëndetësisë, dhe Udhëheqësin e Zyres Ligjore, do të mbajnë një konferencë për media për të paraqitur masat dhe hapat e ndërmarrë për zgjidhjen e situatës së krijuar në menaxhimin e mbeturinave në Kryeqytet”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot