Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj është transferuar nga Blloku i Sigurisë drejt GJKKO, aty ku do të njihet me masën e sigurisë.
Teksa futej në ambientet e gjykatës, qindra mbështetës të kryebashkiakut Veliaj dhe antarë të Partisë Socialiste janë mbledhur pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në këto momente ka nisur seanca verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash.
Në të njëjtën seancë janë edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha./tch
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...