Një sherr ka ndodhur në spitalin rajonal në Dibër. Në komisariatin e policisë Dibër, një 37-vjeçar ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga një 44-vjeçare, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen 44-vjeçare e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...