Spektakli i Big Brother shpesh di të sjellë emocione të forta për banorët, dhe këtë herë, një moment i ndjeshëm ka prekur fansat.
Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, është parë duke qarë me dënesë në dhomën e ndenjjes, e vetme dhe dukshëm e përhumbur në mendimet e saj.
Ajo u kap nga kamerat teksa mbante një jastëk sipër kokës, në përpjekje për të fshehur lotët dhe për të mos u vërejtur nga banorët e tjerë apo kamerat që ndjekin çdo lëvizje të tyre.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ngritur pyetje mbi arsyet që mund ta kenë çuar këngëtaren në këtë gjendje të rënduar emocionale.
Ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka bërë Rozanën të përlotet kaq shumë, fansat kanë shprehur shqetësim për të në rrjetet sociale. Shumë prej tyre kanë spekuluar se mund të jetë ndonjë moment reflektimi, stres i akumuluar apo tensionet e krijuara brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Pritet të shihet nëse Rozana do të ndajë me banorët apo publikun arsyet e këtij momenti emocional, ndërsa fansat vijojnë ta mbështesin duke shpresuar që ajo të ndihet më mirë. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...