Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku diskutuan për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në këtë takim, Haradinaj e vlerësoi Francën si një partner të rëndësishëm strategjik për Kosovën, duke theksuar angazhimin e saj të vazhdueshëm për stabilitetin rajonal dhe mbështetje për shtetin e Kosovës.
“Në takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, diskutuam për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit; thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë për antarësimin në NATO. Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik. Vlerësova lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë. Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e miqësisë së kahershme mes dy popujve”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker