Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, një debat i tensionuar shpërtheu mes Gjestit dhe Valbonës, pasi kjo e fundit shpërtheu në lot për eliminimin e Jozit.
Situata u përshkallëzua kur Gjesti vuri në dyshim arsyen e lidhjes së saj me ish-banorin, duke e akuzuar se e kishte dashur më shumë se Loredana, e cila kishte reaguar ndryshe pas daljes së tij.
Valbona, gjatë bisedës, u përpoq të sqarojë emocionet e saj: “Unë atë person e ndieja si person të afërt, si njeri të shtëpisë dhe po ta them, është shoku i ngushtë i dy vëllezërve të mi jobiologjikë. Me kupton? Ti e di, ty të erdhi përshëndetja edhe nga familja edhe nga shoqëria. Ti e kupton se çfarë është shoqëria?”
Por Gjesti nuk ishte i bindur dhe e sfidoi: “Ti Jozin e ke pasur shok?”
Valbona u përgjigj: “Patjetër.”
Gjesti: “Kurrë s’ju kam parë bashkë, veç kohëve të fundit.”
Valbona: “Unë nuk kam ardhur këtu të jem një personazh me Jozin këtu.”
Gjesti: “Kurrë nuk ju pashë bashkë. Një të mirë tregoma që ta ka bërë Jozi, që ti je tërhequr nga ai. Një të mirë tregoma.”
Valbona: “Nuk kemi qenë dy në një këtu.”
Gjesti: “S’di sa pyetje po të bëj, po u ikën, pse po më ikën?”
Valbona: “Nuk po iki, po të kthej përgjigjen për të gjitha. Aq sa duhet ka ndenjur me Jozin, nuk kam ardhur të bëj lojën e Jozit.”
Gjesti: “Përgjigju, kur ke ndenjur ti me Jozin shumë që ta kesh shok të ngushtë që të qash për të. Çfarë ke pasur ti me Jozin? Ti po më duket qenke dashuruar në të moj vajzë. Me tërë ata lot.
Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana. Loredana qajti gjysmë ore edhe u krye. Ti vazhdove të qash tërë ditën.”
Valbona: “Aq sa duhet ka ndenjur me Jozin, nuk kam ardhur të bëj lojën e Jozit.” /Telegrafi/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...