Të martën e 18 shkurtit do të mbahet konferenca ndërkombëtare “E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomacisë publike”, në Universitetin amerikan të njohur për studime ndërkombëtare dhe diplomatike, Elliott School of International Affairs, në qytetin e Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konferenca organizohet nga Jeta Abazi Gashi (Universiteti i Prishtinës) në bashkëpunim me Profesor Babak Bahador dhe mbështetet nga Instituti për Studime Evropiane, Ruse dhe Euroaziatike (Elliott School), përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit, kjo konferencë do të mbledhë ekspertë të njohur nga fusha e politikës, diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, mediava dhe artit.
Paneli 1: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe Diplomacia Publike
Elez Biberaj, ish-drejtor i Divizionit të Eurazisë të Zërit të Amerikës
Pëllumb Kelmendi, profesor i asociuar i Shkencave Politike në Universitetin Auburn
Drilona Emrullahu, ekonomiste, Banka Botërore
Paneli 2: E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomacisë publike
Ilir Dugolli, Ambasador i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Charles Kupchan, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti Georgetown
Jeta Abazi-Gashi, Hulumtuese dhe Bursiste e Fulbright, Universiteti George Washington (nga Universiteti i Prishtinës)
Paneli 3: Ndërtimi i Paqes (Art, Media dhe Politikë)
Sislej Xhafa, artist kosovar nga Nju Jorku, SHBA
Elizabeth Hume, Drejtoreshë Ekzekutive në Aleancën për Ndërtimin e Paqes
Gëzim Visoka, Profesor i Asociuar, Universiteti i Qytetit të Dublinit (DCU)
Kjo konferencë synon të sjellë një debat të thelluar mbi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës, rolin e diplomacisë publike dhe ndikimin e saj në të ardhmen e vendit.
Për më shumë informacion dhe regjistrim, mund të vizitoni linkun: Konferenca Ndërkombëtare: E ardhmja emarrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomacisë publike/Arbresh.info/
Kosovari do të dëbohet nga Gjermania, pas garës rrugore me f...
Përveç dënimit me burg, Jevtiqit i sekuestrohet edhe pasuria...
Pse Osmani nuk u propozua për presidente nga VV? – flet Kusa...
Abdixhiku dhe Osmani takojnë rininë e Gjilanit: Kërkojnë një...
Konfirmon avokati: Buta lirohet nga paraburgimi, do të paraq...
NATO garanton: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa nuk n...