Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, për Arbresh.info tha se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.
“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, tha ai./Arbresh.info/
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...