Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “X” në lidhje me protestën e opozitës që do të zhvillohet këtë të shtunë.
“Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë thotë se kjo protestë duhet përshëndetur sepse është pasqyrë e qartë se këtë opozitë, më 11 Maj shqiptarët duhet ta thajnë duke votuar vetëm Partinë Socialiste.
“Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë”, shkroi Rama.
Sipas tij, vetëm duke braktisur PD-në e Berishës, të cilës i referohet si “këneta e bufit stërplak”, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë.
“Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013”, shkruan Rama./tvklan.al
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...