Në një intervistë për gazetën Spanjolle “El Mundo” teksa ndodhet në Madrid në kuadër të një vizite dy ditore, kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me vendimin për mbylljen e Tiktok në Shqipëri.
I pyetur se cila ishte arsyeja e kësaj mase, Rama përsëriti se “Tiktok është toksik për fëmijët” dhe sipas tij, 95% e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar nga kjo platformë.
Rama konfirmoi se kjo platformë brenda pak ditësh nuk do të jetë më e aksesueshme në Shqipëri.
-Një muaj më parë, vendosët të pezulloni rrjetin social kinez TikTok për një vit. Cila ishte arsyeja e kësaj mase? A po i shihni tashmë rezultatet e para që prisnit?
“TikTok është shumë toksik, veçanërisht për fëmijët dhe 95% e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar. Pezullimi ende nuk është kryer, vlerësojmë se do të bëhet brenda pak ditësh. Ne po angazhohemi gjithashtu në dialog konstruktiv me ta. U befasova nga gatishmëria juaj për të adresuar shqetësimet tona. Do të mbyllet dhe do të rihapet për sa kohë që TikTok plotëson të gjitha kërkesat tona.“- është shprehur Rama për gazetën spanjolle.
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati