Turistët largohen nga Santorini pas qindra tërmeteve

14:50 | 6 Shkurt 2025
Q L

Qindra njerëz u larguan nga Santorini me tragete dhe aeroplanë për të qenë më të sigurt në Athinë, pasi qindra tërmete tronditën ishullin e famshëm turistik grek. Ky ishull gjatë verës vizitohet nga miliona turistë.

Popullsia e ishullit shtohet gjatë verës kur miliona turistë vizitojnë vilat tradicionale të ngjyrosura me të bardhë përgjatë kodrave të pjerrëta të tij.

Në bazë të regjistrimit të vitit 2021 në Santorini jetojnë 15.000 banorë rezidentë, kështu që ka të ngjarë që disa mijëra njerëz të mbeten në ishull, duke qenë se nuk është sezon turistik.

Greqia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në Evropë pasi ndodhet në kufirin e pllakave tektonike afrikane dhe euroaziatike, ndërveprimi i vazhdueshëm i të cilave shkakton tërmete të shpeshta.

Rreth 10.000 njerëz janë larguar me tragete dhe aeroplanë ditët e fundit pasi qindra tërmete të vogla u regjistruan në detin përreth, duke lëkundur ndërtesat, e duke ngritur pluhur në shkëmbinjtë e ishullit. Kjo rriti frikën për një tërmet të madh./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme