Ministria e Punëve të Brendshme, ka organizuar një punëtori për fuqizimin e gruas në sistemin e saj ministror, me theks në Sektorin e Sigurisë dhe atë të Administratës Publike.
Punëtorinë e hapi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili theksoi se Qeveria e Kosovës e ka shpallur vitin 2025, si vitin e grave dhe me këtë qëllim, Ministria e Punëve Brendshme, në bashkëpunim me të gjitha Agjencitë Ekzekutive, departamentet dhe sektorët përkatës, do të punojnë me vizion të qartë për të garantuar barazinë dhe avancimin e grave në pozita brenda institucioneve të sigurisë.
Ministri Sveçla vuri në dukje se kjo është punëtoria e parë për hartimin e planeve dhe hapave konkret që do të sigurojnë fuqizimin e grave në institucionet e sigurisë.
“Këto plane synojnë krijimin e mundësive të reja dhe të shumta për vajzat dhe gratë e vendit tonë, duke promovuar një angazhim aktiv dhe të barabartë, pa diskriminim apo paragjykime”, theksoi ministri Sveçla.
Ai theksoi se sektori i sigurisë dhe sektoret tjera që mbulon nga ministria janë jetike për Republikën e Kosovës, prandaj përmes mbështetjes të pakushtëzuar, do të sigurohet që gratë dhe vajzat të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe garanci për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e vendit.
Zyrtarë të ministrisë dhe agjencive të ndarë sipas grupeve tematike, diskutuan dhe identifikuan hapat konkret për hartimin e planit që adreson përfshirjen e grave në sistemin Ministror, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, krijimin e mjedisit të favorshëm të punës, zhvillimin profesional, promovimin dhe vetëdijesimin, si mekanizmat për monitorimin e këtij plani./Arbresh.info


OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...