Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se viti 2025 është shpallur nga Qeveria e Kosovës si Viti i Grave.
Në këtë drejtim, Sveçla tha se si Ministri e Punëve të Brendshme, me të gjitha agjencitë ekzekutive, departamentet e sektorët do të punojmë me vizion të qartë, me parimin e barazisë në avancimin e vajzave dhe grave në çdo pozitë brenda institucioneve tona, shkruan Arbresh.info.
“Sot kemi mbajtur punëtorinë e parë të MPB-së në funksion të hartimit të planeve dhe hapave konkret që garantojnë fuqizim të grave brenda institucioneve tona dhe mundësi të reja e të shumta për vajzat dhe gratë e vendit tonë, për angazhim aktiv dhe pa asnjë diskriminim e paragjykim.”, ka shkruar ai.
“Sektori i sigurisë është jetik për Republikën tonë andaj përmes mbështetjes sonë të parezervë, do të sigurojmë që vajzat dhe gratë të jenë pjesë e rëndësishme, aktive dhe garancë për sigurinë, paqen e stabilitetin e vendit tonë.’, shtoi Sveçla./Arbresh.info/
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuari...
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...
Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa prov...
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzoh...
Verë e ngjeshur, Manchester United planifikon pesë përforcim...