Dy persona janë arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar dy persona të tjerë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën në fshatin Radevë të Graçanicës.
Pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Fsh.Radevë, Graqanicë 05.02.2025-11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor , ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Iran...
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte ...
Moti sot në Shqipëri
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...