Zgjedhja e presidentit të Kosovës duket se do të jetë më problematike sesa që kanë menduar partnerët e koalicionit kur e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Kandidati i dalë nga marrëveshja PDK- LDK, Hashim Thaçi, në skenarin më të mirë pritet që të zgjidhet president në sallën alternative të Kuvendit, pasi që opozita ka paralajmëruar se do të mundohet të bllokojë çdo tentim të votimit të tij për president në sallën kryesore.
Partia Demokratike e Kosovës shpreson te një efikasitet i organeve të Kuvendit që të sigurojë një ambient sa më të favorshëm në ditën e votimit, gjë e cila nuk ka ndodhur në seancat paraprake.
Ndërkohë që opozita akuzon Qeverinë se tashmë ajo ka “kontrabanduar” votat e Listës Serbe për votimin e Hashim Thaçit president. Krejt në fund edhe analistët parashikojnë zgjedhjen e Thaçit president si një “ditë të vështirë” për të, për shkak të të gjitha gjërave që priten të ndodhin atë ditë, shkruan Zëri.
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...