Cristiano Ronaldo ka mbushur sot 40 vjet dhe po vazhdon të jetë pjesë e futbollit aktiv, ku po luan tek Al-Nassr.
Portugezi është në një formë të jashtëzakonshme ani pse mosha e tij po kalon, shkruan Arbresh.info.
Në një intervistë të fundit me Canal 11, superylli i futbollit botëror Cristiano Ronaldo foli mbi spekulimet për një rikthim të mundshëm në klubin e tij të fëmijërisë, Sporting CP.
Ronaldo, i cili e filloi karrierën e tij të shkëlqyer në akademinë e Sportingut, e bëri të qartë se teksa ka një dashuri të veçantë për ekipin, ai nuk ka në plan të veshë sërish fanellën e Sportingut si lojtar.
“Më pëlqen të shikoj ndeshjet e Sportingut, është ekipi im. Por nuk po planifikoj të kthehem për të luajtur atje. Mendoj se nuk ka kuptim”, tha ai.
Sulmuesi portugez, i cili ka shijuar një karrierë me klube të nivelit të lartë si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, theksoi se fokusi i tij qëndron diku tjetër.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë