Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka folur për fazën përgatitore të procesit të zgjedhjeve të cilat mbahen me 9 shkurtë (e diel).
Në një intervistë për Arbresh.info, Elezi tha se brenda pak ditëve do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor në qendrat e votimeve në Kosovë.
“KQZ aktualisht është në fazën e fundit përgatitore për procesin e zgjedhjeve i cili do të mbahet me 9 shkurt si dhe për votimin e një ditë më herët në përfaqësinë diplomatike në shtetet e ndryshme të botës, i cili organizohet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës. Ka mbetur që brenda pak ditëve KQZ të bëjë edhe shpërndarjen e materialit zgjedhor, respektivisht të të fletëvotimeve nëpër qendrat e votimeve”, tha Elezi.
“Ka edhe çështje të tjera që kanë mbetur të përgatiten, në këtë drejtim KQZ do ta caktoj edhe modalitetin se si do të komunikoj gjatë ditës së zgjedhjeve, pra konferencat që do të organizohen, të dhënat që do të shfaqen gjatë ditës së zgjedhjeve për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe detaje të tjera që do të kryhen gjatë këtyre ditëve”, tha Elezi.
Ndër të tjera, Elezi theksoi se fushata zgjedhore përfundon ditën e diel në orën 06:59.
“KQZ në fillim të procesit përgatitor të këtyre zgjedhjeve ka caktuar kohën e saktë se kur fillon një periudhë zgjedhore dhe kur mbaron. Në këtë drejtim edhe sa i përket fushatës së zgjedhjeve KQZ ka përcaktuar se fushata zgjedhore përfundon me hapjen e qendrave të votimit në Kosovë në rast në ditën e diel në orën 06:59 të mëngjesit. Është ligji për zgjedhjet e përgjithshme i cili ka saktësuar se periudha e fushatës prej 30 ditëve për fushatën zgjedhore e cila përfundon në ditën e hapjes së zgjedhjeve”, tha tutje Elezi.
Zëdhënësi i KQZ po ashtu foli edhe për masat që janë marrë për sigurinë e procesit zgjedhorë./Arbresh.info
Për më shumë detaje, ndiqeni videon më poshtë.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...