Policia e Kosovës ka kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara.
Sipas njoftimit në Facebook, gjatë kontrollit të subjektit janë gjetur mallra (pjesë të ndryshme të automjeteve), të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, respektivisht njësia e taskforcës e përberë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës si rezultat i zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara me datë 03.02.2025 është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan.”,
Poashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin, mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme./Arbresh.info/
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri