Menjëherë pas hyrjes në fuqi të tarifave të presidentit Trump ndaj Kinës, kjo e fundit është kundërpërgjigjur me tarifa ndaj shumë mallrave amerikane.
Kina vendosi të martën tarifa për disa importe amerikane në një përgjigje të shpejtë ndaj detyrimeve të reja të SHBA-së për mallrat kineze, duke rritur aksionet në një përballje mes dy ekonomive më të mëdha të botës, edhe pse Presidenti Trump pauzoi tarifat për Meksikën dhe Kanadanë.
Tarifa shtesë prej 10% për të gjitha importet kineze në SHBA hyri në fuqi sot pasi Trump paralajmëroi vazhdimisht Pekinin se nuk po bënte mjaftueshëm për të ndaluar rrjedhën e drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
Brenda pak minutash, Ministria e Financave e Kinës tha se do të vendosë taksa prej 15% për qymyrin dhe gazin e lëngshëm nga SHBA dhe 10% për naftën e papërpunuar, pajisjet bujqësore dhe një numër të vogël kamionësh, vetura, përfshirë veturat Teska të Elon Musk.
Kina tha gjithashtu se po fillonte një hetim kundër monopolit të disa firmave amerikane për Tarifat e reja të Kinës për eksportet e caktuara amerikane do të fillojnë më 10 shkurt, duke i dhënë Uashingtonit dhe Pekinit pak kohë që të përpiqen të arrijnë një marrëveshje që politikëbërësit kinezë kanë treguar se shpresojnë ta arrijnë me Trump.
Kundërmasat e Kinës ishin të kufizuara në shtrirje në krahasim me taksën e përgjithshme të administratës Trump mbi importet, një vazhdim i përgjigjes më të matur të Pekinit ndaj këtij raundi të tensioneve tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Trump planifikon të flasë me presidentin kinez Xi Jinping më vonë gjatë javës, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Trump të hënën pezulloi kërcënimin e tij për tarifa 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë në minutën e fundit, duke u pajtuar për një pauzë 30-ditore në këmbim të lëshimeve për forcimin e kontrollit kufitar kundër krimit.
Gjatë mandatit të tij të parë në 2018, Trump nisi një luftë brutale tregtare dyvjeçare me Kinën për suficitin e saj masiv tregtar të SHBA-së, me tarifa të vogla për mallra me vlerë qindra miliarda dollarë, duke përmbysur zinxhirët globalë të furnizimit dhe duke dëmtuar ekonominë botërore./rtk
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...