Mundi dhe djersa e fermerëve të fushës së Maliqit në Korçë, të cilët kanë prodhuar qepë ka shkuar dëm.
Fermerët tregojnë se qepa e sjellë nga Serbia dhe mungesa e tregut e çmimi shumë i ulët ka bërë që qepa e tyre të përfundojë në kanale
Ndërkohë në Tiranë çmimi i qepës varion nga 50 deri në 70 lekë për kilogram. Tregtarët thonë se furnizimin e bëjnë kryesisht në Korçë por ato argumentojnë se sasia e prodhimit të fermerëve korçarë është shumë më e lartë se kërkesa që ka në tregun vendas.
“Atje e marrim. Po duhet të kesh kushte me e ruajtur se tani për momentin tregu është shumë i lirë, ka shumë dhe tani për momentin nuk ka tërheqje, s’ka njerëz. Është konsum i vogël, nuk është diçka që konsumohet shumë vetëm për gatim. 75 ditë pas prodhimit ruhet pa problem pastaj fillon, çdo punë ka firo dhe ato kanë firot e veta dhe ne që e shesim këtu kemi”.
Edhe më e shtrenjtë është qepa e kuqe, ku një kilogram arrin deri në 130 lekë,
“Është produkt importi se vendi s’ka të kuqe, s’ka pas, kanë kultivuar më shumë të bardhën dhe kjo është arsyeja që kjo është më shtrenjte dhe kjo më lirë.”
Duke qenë një produkt, që nuk konsumohet shumë, tregtarët thonë, se qytetarët shpesh zgjedhin të blejnë në sasi tepër të vogla, e cila nuk i përafrohet as 1 kg në javë./euronews.al
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...