Aksident mes 7 automjetesh në Prishtinë, lëndohen pesë persona

15:01 | 3 Shkurt 2025
A Z

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti te “Rruga B” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në mes të shtatë automjeteve, konfirmon  zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete( 4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara)”, ka konfirmuar ajo.

Me rastin po vazhdon të merret njësiti i trafikut të kryeqytetit.