Prokuroria e Shkodrës kërkon dënimin me 6 vite burgim për Erdgys Arrazin, bashkëshortin e Alma Arrazit, e cila u hodh nga ura mbi lumin e Bunës bashkë me tre fëmijët e mitur. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për Arrazin do të reduktohet në 4 vite burgim.
Ndaj tij rëndojnë akuzat e “shkaktimit të vetëvrasjes” në dëm të bashkëshortes së tij. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri e shtyu 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit për shkak të sjelljes diskredituese, duke cenuar dinjitetin e saj.
Lidhur me tre fëmijët është regjistruar vrasja për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, por për shkak se autorja e dyshuar e krimit, Alma Arrazi ka vdekur, çështja është pushuar.
Ngjarja tragjike ndodhi më 2 maj 2023, kur 39-vjeçarja Arrazi mori vendimin për t’u flijuar bashkë me fëmijët pak minuta pasi ishte ndarë nga kunata e saj.
U deshën disa ditë kërkime nga palombarët për të gjetur në lumë trupat e fëmijëve dhe të nënës. Instituti i Mjekësisë sqaroi se shkak i vdekjes ishte mbytja dhe nuk ishte konstatuar asnjë lloj dhune.
/rtsh.al/
Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave
Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet...
Forca Tokësore me komandë të re, Vengu: Përgjegjësia për mbr...
Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në ...
OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rr...
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...