Xhudistja kosovare, Nora Gjakova e ka siguruar luftën për të fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.
Gjakova në repesazh ia doli që të triumfojë ndaj xhudistes spanjolle, Cristina Cabana Perez.
Nora fillimisht e rrëzoi kundërshtaren e saj duke bërë një hedhje fantastike, para se të sigurojë fitoren me ‘Ippon’.
Kujtojmë se këtë garë para kohe e kanë përfunduar dyshja Erza Muminoviq dhe Dardan Cena, të cilët u mposhtën qysh në luftën e parë./Telegrafi
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...