Me thirrjen “Bëhu Ndryshimi”, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, mbajti tubim elektoral në Suherekë,
Në tubimin madhështor që u mbajt në Palestrën e Sporteve “13 Qershori”, ku morën pjesë qytetarë dhe simpatizantë të shumtë, Abdixhiku tha se ushtrimi i djathtë po bie edhe në Suharekë, në qytetin e patriotit të madh, Ukë Bytyqit.
“Suharekë e bukura Suharekë, çka keni bë kështu?”, pyeti fillimisht i pari i LDK-së.
Abdixhiku theksoi se në fushatë nuk e ka ndërmend që të flas me gjuhën e urrejtës.
“Urrejtjen, frustrimin, ndarjen e përçarjen ua lëmë atyre që nuk bën asgjë në katër vjet. Qytetarëve tanë iu japim zgjidhjen dhe shpresën, si dhe programin model”, tha Abdixhiku.
Ai tutje, tha se programin e tyre është aq i mirë sa po e kopjojnë edhe partitë e tjera.
“Ne mësim terë ditor, ata mësim tërë ditor. Ne central me gaz, ata central me gaz, ne investime në Brezovicë, ata investime në Brezovicë, ne koeficientë ata koeficientë, ne pako për fëmijë, ata pako për fëmijë”, tha Abdixhiku.
Real Madridi apelon për kartonin e kuq të Federico Valverdes...
Varroset sot në Gjilan, 17-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gj...
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...