Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka pritur sot në takim, ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot.
Në njoftim bëhet e ditur se në qendër të diskutimeve gjatë këtij takimi ishin përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Radoniqi e njoftoi ambasadorin Guerot për përgatitjet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç është votimi përmes postës, emërimi i trupave zgjedhore, trajnimi i tyre si dhe përgatitjet tjera teknike, thuhet në njoftin.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...