Zv. Kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi punimet të cilat parashikohet të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.
E shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe Qerim Ismailin, kryetar i Bashkisë Mallakastër, Balluku është ndalur në gjurmën e parë të këtij projekti që është në gjatësi 3.7 km.
Balluku vuri në dukje se, investimi në infrastrukturën rrugore do të nxisë zhvillimin e sipërmarrjeve agroturistike.
“Ullishtet janë një nga punët më të përhapura në këtë zonë, ku prodhohet dhe vaji cilësor i ullirit. Rruga që do të kalojë pranë kësaj zone do të nxisë investimet në ngritjen e bujtinave dhe agrobizneseve”, tha Balluku.
Balluku theksoi se, kjo kontratë investimi parashikon të përfundojë në pranverë 2026 dhe do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë lokale.
Ndërtimi i kësaj rruge pritet që ti japë shtysë zhvillimit të zonave përreth si dhe ngritjes së agroturizmëve.
Në këtë segment parashikohet të ndërtohen edhe tre ura .trotuar si dhe ndriçim përgjatë segmentit./rtsh.al/
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran