Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani duket se po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e skuadrës së Napolit.
Mediumet në Itali, kanë raportuar të enjten se Rrahmani pritet të largohet në verë pasi Napoli tashmë ka gjetur zëvendësimin e tij.
Bëhet fjalë për italianin 19-vjeçar, Pietro Comuzzo, të cilin Napoli do ta transferoj nga skuadra e Fiorentinës pasi tashmë ka arritur marrëveshje.
Rrahmani 30-vjeçar është pjesë e Napolit prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa me këtë skuadër e ka fituar titullin e kampionit të Italisë.
Te Napoli, Rrahmani është shndërruar në lider dhe është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, ndërsa këtë sezon në 23 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime.
Pas largimit nga Napoli, Rrahmani pritet të mbetet në kampionatin italian për shkak se është skuadra e Romës që ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren