Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur mirënjohjen e thellë për Policinë e Kosovës.
Rama tha se rezultatet e raportit të drejtorisë së rajonit të Prishtinës ishin të jashtëzakonshme, raporton Arbresh.info
“Rezultate të jashtëzakonshme të policisë. Ky raport është dëshmi e përkushtim dhe sakrificës së grave dhe burrave që mbrojnë rendin dhe sigurinë tonë. Ishin numra improsiv. Po ashtu shpreh mirënjohjen për të gjithë pjesëtarët e Policisë që janë angazhuar në luftimin kundër krimit dhe ruajtën e rendit publik. Bashkëpunimi ndërmjet kryeqytetit dhe policisë është prioritet. Jemi të përkushtuar që bashkëpunimi të vazhdoj edhe më tej. Për këtë arsye komuna e Prishtinës ka krijuar mekanizma të përhershëm për komunikim me Policinë e Kosovës për të adresuar çdo sfidë. Unë personalisht jam përkushtuar që të siguroj mbështetje për Policinë duke siguruar hapësira për punë e mbështetje buxhetore. Jemi të përkushtuar që të mbështesim Policinë për të forcuar kapacitetet e saj dhe rritjen e sigurisë”, tha Rama.
Tutje Rama tha se një ndihmesë për policinë është instalimi i Smart City . ”
“Jemi qyteti i parë në rajon që e kemi qytetin inteligjent e cila ka me qenë ndihmesë për Policinë e Kosovës”, tha Rama./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...