Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur ngushëllime për përplasjen tragjike ajrore pranë Ëashington.
Në telegramin e tyre ngushëllues thuhet se PDK-ja qëndron në solidaritet me popullin amerikan në këtë kohë zie.
“Lajmi për përplasjen tragjike ajrore pranë Ëashington, DC, që mori jetët e shumë njerëzve, na ka prekur thellë. Në këtë moment dhembjeje, mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe ekipet e shpëtimit që po punojnë me përkushtim në këto rrethana të vështira.
Si një shtet që ka një miqësi dhe aleancë të pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne qëndrojmë në solidaritet me popullin amerikan në këtë kohë zie. Ngushëllime të sinqerta stafit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Presidentit Trump për këtë humbje të madhe”, thuhet në telegramin e PDK-së.
Një aeroplan me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në një lumë në Uashington DC pasi u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane.
Deri me tani 18 trupa janë nxjerrë nga lumi Potomac deri më tani, ku ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po pastrojnë ujërat në temperatura të ulëta teksa nuk dihet nëse ka të mbijetuar nga ky aksident tragjik.
Ndërsa janë publikuar edhe pamje nga momenti i përplasjes së aeroplanit me avionin ushtarak./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dalin pamjet nga momenti i përplasjes së aeroplanit dhe helikopteri ushtarak në SHBA
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën t...
Presidenti Begaj pret me ceremoni Princin dhe Mjeshtrin e Ma...
Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Po dëshirojnë ta...
Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre perso...